Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 15:16

Uashington – Tërmet me intensitet prej 4, 9 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në bregun e ishullit japonez Fukushima, por nuk ka rrezik nga cunami, njoftoi shërbimi gjeologjik i SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 45 kilometra thellësi në Oqeanin e Qetë, në 137 kilometra largësi nga Tokio.

Nuk ka të dhëna për persona të pësuar dhe dëme të shkaktuara materiale.