Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 21:59

Uashington – SHBA me urgjencë kërkoi ndërprerjen e zjarrit në Jemen, e dënuan dhunën në vend dhe sërish i bënë thirrje presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh t’i dëgjojë kërkesat për largim nga funksioni.

“Ashpër i dënojmë të gjitha paraqitjet absurde të dhunës, të kryera në 24 orët e kaluara dhe bëmë thirrje për ndërprerjen e tyre”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit shtetëror, Mark Toner.

Ai shtoi se të gjitha palët në konflikt duhet t’i japin fund sulmeve dhe ta parandalojnë eskalimin e përleshjeve të armatosura.

“Është e dukshme se përkeqësimi i situatës në jemen mund të ndërpritet vetëm me dorëzimin e organizuar dhe të qetë të pushtetit. Prandaj i bëjmë thirrje sërish presidentit Saleh të veprojë me urgjencë dhe t’i dëgjojë kërkesat e popullit jemenez”, deklaroi Toner.