Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 10:45

Uashington – SHBA-ja do ta likuidojë edhe liderin e ri të rrjetit terrorist Al Kaeda, Ajman al Zavahiri, njësoj siç e eliminuan edhe Osama bin Ladenin, deklaroi në pres-konferencë shefi i Shtabit të përbashkët të forcave amerikane, admirali Majk Mulen së bashku me ministrin e Mbrojtjes Robert Gejts.

Sipas tij informacioni se njeriu i dytë deri më tani në kierarkinë e Al Kedës do ta ndërmarrë vendin e liderit, nuk është befasuese.

“Ai dhe organizata vazhdojnë duke na u kërcënuar. Pasi tentuam për ta zbuluar dhe për ta vrarë Bin Ladenin dhe patëm sukses për këtë, atëherë të njëjtën do ta bëjmë edhe me Zavahirin”, theksoi Mulen.

Gejts theksoi se lideri i ri i Al Kaedës do të jetë i drejtë para sfidave të reja, me qëllim që ta vendosë autoritetin e tij në organizatë, sepse nuk e posedon sharmin, cilësitë operative dhe magjepsinë e Bin Ladenit.

Zgjedhja e Zavahirit në vendin e Bin Ladenit është paraljamërim se organizata terroriste vazhdon të jetë aktive, synon që të jetë e ruajtur dhe duhet të jetë e persekutuar. fm/mp/10:21