Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 11:29

Uashington – Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, i ka akuzuar forcat e sunduesit të Libisë, Muamer Gadafi, për shfrytëzim të dhunimit dhe dhunës kundër grave si “mjete lufte”, dhe tha se qeveritë e tjera në rajonin e Lindjes së Mesme, poashtu e kanë përdorur dhunën seksuale.

Në një deklaratë të shkruar, zonja Klinton, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara për raportet për dhunime të shkallës së gjërë në Libi.

Në deklaratë, poashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara janë të “trazuara” nga raportet se qeveritë “në mbarë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut” e kanë përdorë “dhunën seksuale” për t’i frikësuar dhe dënuar protestuesit, që kërkojnë reforma demokratike.