Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 08:58

Varshavë – Qëllimi i Polonisë është që gjatë kohës së kryesimit të ardhshëm me BE-në të bëhet forcë e re lëvizëse e Unionit, deklaroi sot kryeministri polak, Donald Tusk.

“Polonia ndërtoi një imazh të shtetit, i cili mund të bëhet motor i ri lëvizëz i Bashkimit Evropian”, tha Tusk në Parlamentin e Polonisë.

Tusk tha se Polonia sot konsiderohet për një ndër liderët – me numër të vogël në BE – i cili mund t’i lëvizë punët në Evropë në zona të numëruara.

Kryeministri polak tha se midis prioriteteve të kryesisë polake me BE-në janë zhvillimi i politikës evropiane të mbrojtjes, siguri në fushën e energjetikës dhe lidhje më të forta me fqinjët në BE.

Polonia, ditën e premte, nga Hungaria e ndërmori kryesimin gjashtëmujor me BE-në.