Lajme Shqip e Enjëte, 19 Korrik 2012 20:30

Tuniz - Ish-presidenti tunizian Zin al Abidin Ben Ali sot është dënuar me burg të përjetshëm për bashkëpjesëmarrje në vrasje të demonstruesve.

Sipas një gjykatësi anonim nga tribunali ushtarak në kryeqytetin Tuniz, aktgjykimi është marrë për vrasjen e 43 demonstruesve në protestat në të cilat Ben Ali u mposht nga pushteti në janar të vitit të kaluar dhe të cilat e shënuan fillimin e Pranverës arabe.

Ben Ali u dënua në mungesë, për shkak se jeton në egzil në Arabinë Saudite.

Nën akuzat e njejta janë dënuar edhe 40 përfaqësues të regjimit të vjetër, të cilët morën dënime midis 5 dhe 20 vjet burgim. Ish-shefi i sigurimit të presidentit tunizian gjenerali Ali Seriati është dënuar me 20 vjet burgim, ndërsa ish-ministri i Punëve të Brendshme Rafik Belhaxh Kasem në 15 vite.

Farefisët e viktimave reaguan ashpër gjatë sjelljes së aktgjykimeve. Sipas tyre gjyqi ka qenë dashamirës ndaj Seriatit dhe Kasemit me 15 vite.

Mbi 300 persona e kanë humbur jetën në kryengritjen kundër Ben Aliut, i cili shpërtheu më 17 dhjetor të vitit 2010 dhe solli deri në arratisje të presidentit tunizian në Arabinë Saudite më 14 janar të vitit 2011. (LajmeShqip.com)