Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 09:00

Mohamed Merah që vrau shtatë persona në jug-perëndim të Francës, në tre sulme të ndryshme, u varros jashtë qytetit të Tuluzës, pasi kryebashkiaku e quajti te papërshtatshme që të ndodhte në qytet.

Edhe Algjeria vendi i origjinës refuzoi trupin e Merah. Më herët, presidenti francez Nikola Sarkozi bëri thirrje që varrimi të mos mbetej pezull.

E përditshmja franceze “Le Figaro” tha se trupi i Merah shoqërohej nga 15 burra, dhe nuk është e qartë se cilët ishin.

Një helikopter mbikëqyri ceremoninë, ku ishin të pranishëm rreth 100 policë. Ndërkohë policia zbuloi një makinë të braktisur në afërsi të Tuluzës, që sipas medias franceze, mund të lidhet me sulmet e 23 vjeçarit.