Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 18:06

Tripoli – Lideri libian Moamer Gadafi, në audio porosinë publikuar mbrëmë vonë, deklaroi se gjendet në afërsi të vendit i cili është i bombarduar nga forcat e NATO-s, por se ende duron dhe e porosit popullin libian ta bëjë të njëjtën.

“Edhe përkrah bombardimeve asnjëherë nuk do të mposhtemi. Unë jam afër bombardimeve, por ende duroj. Kam vetëm një zgjidhje, të mbetemi në vendin tonë deri në fund. Vdekje, jetë, fitore. Nuk do ta braktisim vendin tonë ose ta shesim, nuk do të mposhtemi, porositi Gadafi në fjalimin prej dy minutave, i pari pas 19 majit.

Së shpejti pas fjalimit të tij NATO-ja i përforcoi sulmet ajrore ndaj kryeqytetit libian. Bilanci i të vdekurve në sulmet e djeshme të NATO-s ndaj Tripolit, në të cilat forcat e Aleancës hodhën rreth 60 bomba, u rrit në 31 persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar.