Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 15:30

Athinë – Mijëra demonstrues prej mëngjesit po protestojnë në mënyrë të qetë në qendër të Athinës për shkak të pakos së re të paralajmëruar të masave për kursim. Por, një grup filloi të hedhë shishe dhe mjete të tjera, me ç’rast policia përdori gaz lotsjellës.

Demonstratat në sheshin qendror Sintagma në Athinë, para Parlamentit grek, ku nesër duhet të votohet për pakon e masave, demonstruesit brohorisin parulla – “Punëtorë mund të jetoni pa pronarë”, “Dëshirojmë të drejta për punëtorët, e jo përfitim për pronarët”, ndërsa në njërin nga transparentet shkruante “Nuk ka sakrifikim për plutokracinë”.

Shkollat dhe gjykatat janë të mbyllura, ndrësa spitalet punojnë me numër minimal të njerëzve, ndërsa është në ndërprerje edhe komunikacioni tokësor, ajror dhe detar. Të vetmit të cilët nuk marrin pjesë në grevë janë të punësuarit në metronë e Athinës.

Për shkak të grevës së të punësuarve në doganë, është i mbyllur vendkalimi kufitar Evzoni. Demonstrata ka edhe në Selanik dhe në qytete të tjera greke.