Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 13:12

Tokio – Kryeministri japonez, Naoto Kan mbetet në funksion pasi që nuk është votuar mosbesim për Qeverinë të cilën e kryeson. Me 293 vota “kundër” dhe 152 “pro” nga gjithsej 445 deputetë që votuan, Naoto Kan mbetet kryeministër edhe pse disa orë para votimit propozoi të japë dorëheqje të kërkuar nga opozita.

Të paktën dy anëtarë të Partisë Demokratike të Kanit mbështetën mosbesim, ndërsa kundërshtari i Kan, Içiro Odzava abstenoi, njoftojnë mediat lokale.

Opozita, e cila ka shumicë në Dhomën e Sipërme të parlamentit, i kritikoi hapat e Kanit pas tërmetit të 11 marsit, pasojat e cunamit dhe krizën në ECB Fukushima dhe u kërcënuan se do të bllokojnë ligje nëse ai mbetet në pushtet.

Opozita së bashku me LDP dhe aleatët e Komejtos së Re, kanë nevojë për 82 vota nga Partia Demokratike që të mbështesin “mosbesim” për Qeverinë.