Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 16:43

Shkup – Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka vazhduar me gjendjen e masave të jashtëzakonshme edhe për një vit për Ballkanin Perëndimor.

Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se akti është marrë për shkak të kërcënimeve rreth sigurisë nacionale dhe interesave politike të jashtme të SHBA-së.

“Ato kërcënime vijnë nga persona të përfshirë nga mbështetja dhe ndihmesa e dhunës ekstreme në Republikën e Maqedonisë si edhe të Ballkanit dhe e pengojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, të marrëveshjes së Dejtonit në Bosnë dhe Rezolucionin 1244 në Kosovë. Për shkak të aksioneve të atyre personave të cilat u kërcënuan për paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e gjendjes në Ballkan, presidenti amerikan Barak Obama e vazhdoi gjendjen e masave të marra në datën 26 qershor të vitit 2001”, thuhet në kumtesë.

Në listën e zezë amerikane, siç mësohet nga burime diplomatike janë emrat e personave të njëjtë të cilët ishin edhe vitin e kaluar. Pra, bëhet fjalë për politikanët: Kastriot Haxhirexha, Xhevat Ademi, Nevzat Halili, Xhavit Hasani, Xhemail Hiseni, Daut Rexhipi, Xhezair Shaqiri, Gafur Adili, Nuri Bexheti, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi dhe Lube Boshkovski.