Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 09:43

Sidnej - Një tërmet me intensitet prej 6,1 ballësh është regjistruar sot në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor në rajonin e Ishujve Solomon, por tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëme të shkaktuara materiale, si dhe paralajmërim për paraqitje të mundshme të valëve cunami.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të ishullit Santa Kruz, në 13,5 kilometra nën thellësinë e Oqeanit Paqësor. Tërmeti është ndjerë në radius prej rreth 200 kilometrash nga vendi i epiqendrës.

Ishujt Solomon gjenden në të ashtuquajturën “Unazën e zjarrtë” në Oqeanin Paqësor të shtrirë mbi tre pllakat tektonike të cilat vazhdimisht zhvendosen, gjë që  shkakton dukuri të shpeshtë të tërmeteve dhe vullkaneve.

Në vitin 2007 Ishujt Solomon i goditi një tërmet me intensitet prej 8,1 ballësh, i cili shkaktoi cunami ku humbën jetën 50.000 vetë.