Lajme Shqip e Martë, 10 Korrik 2012 14:55

Beograd- Presidenti i Serbisë Tomillav Nikolliç ka deklaruar se ai kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë, dhe se duhet të shihet se deri në ç’masë Serbia mund të shtrihet në Kosovë.

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliç ka deklaruar se kurrë më nuk do të mund jetë kryetar në Prishtinës. “Mendoj se kurrë më nuk do të jem kryetar në Prishtinë, as kryetar i pushtetit të përkohshëm në Prishtinë dhe as kryetar në Mitrovicë”, Kështu u ka thënë kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq  gazetarëve në Zrenjanin, raportojnë mediat serbe. Sipas fjalëve të tij është e nevojshme të arrihet konsensusi për atë “çfarë është Kosova” dhe si të sillet shteti ndaj Kosovës.

Ai po ashtu ka theksuar se duhet harmonizim deri në ç’masë institucionet e përkohshme mund të ushtrojnë pushtetin në Kosovë dhe cilët janë kufijtë te të cilët Serbia si shtet mund të qëndrojë dhe si do të reagohet ndaj disa incidenteve të pakëndshme me të cilat autoriteti i Prishtinës dëshiron të dëshmojë se e ushtron pushtetin në gjithë territorin e Kosovës
Nikoliq ka shtuar se duhet parë se në ç’formë ndaj institucioneve të Kosovës do të jenë  Kisha Ortodokse serbe, enklavat ku serbët janë shumicë, katër komunat në veri dhe çfarë Serbia përfaqëson në tubimet ndërkombëtare, me cila kushte merr pjesë ose jo në to. 

I pyetur nëse ka kushte të reja lidhur me Kosovën Nikoliq ka thënë se nuk duhet pritur kushte të reja pasi që ajër gjithmonë ekziston kushti i vendosjes së marrëdhënieve të mira të Serbisë me shtetin fqinj Kosovë, transmeton B92.

“Tutje kësaj nuk kanë çfarë të vizatojnë e të flasin“ ka thënë ndersa ka shtaur se dëshira e atyre e që e kanë njohur Kosovën është që kjo pavarësi të jetë e plotë, ndërsa :dëshira jonë është që mos ta njohim këtë pavarësi, të cilën populli e ka zgjedhur që ajo të mos realizohet kurrë”

Nikoliq e ka parë problem edhe vizitën e sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së në Kosovë të paralajmëruar me 24 korrik. Ai ka kërkuar të sqarohet nëse Ban në Kosovë do të shkojë për vizitë në një shtet të pavarur apo si, pasi, ka thënë Nikoliq, Kosova nuk është anëtare e OKB-së. (LajmeShqip.com)