|
|
e Hënë, 18 Qershor 2012 23:41 Egjipt- ”Vëllazëria Myslimane” në Egjipt shpalli sot fitoren e kandidatit të tyre Mohammed Morsi në zgjedhjet e para presidenciale të organizuara në vend që prej rrëzimit të ish-presidentit, Hosni Moubarak në muajin shkurt 2011. 
“Teologu, Mohammad Morsi është presidenti i parë i Republikës i zgjedhur nga populli”, konfirmon në rrjetin social Twitter Partia për Liri dhe Drejtësi (PLJ),krahu politik i ”Vëllazërisë Myslimane”, drejtuar nga Morsi.
“Teologu Morsi ka fituar”, konfirmoi një zëdhënës i fushatës së tij, Nirmeen Mohammad Hassan.
Morsi u përball në turin e dytë të zgjedhjeve, që u zhvilluan të shtunën dhe të dielën, me një figurë të regjimit të Mubarak, kryministri i fundit, Ahmad Chafiq.
Nëse fitorja është konfirmuar, Morsi do të ketë një sërë manovrash shumë të reduktuara përballë ushtarakëve deri në zgjedhjen e një Asambleje të re të Popullit. (LajmeShqip.com)