|
|
e Diel, 27 Nëntor 2011 11:27 16 Prill 2013 18:14
6 Shkurt 2013 16:51
30 Tetor 2012 12:35
3 Tetor 2012 20:53
26 Shtator 2012 20:00
25 Shtator 2012 20:00
25 Shtator 2012 12:38
25 Shtator 2012 09:07
18 Shtator 2012 11:20
17 Gusht 2012 16:55
Tension i lartë mes Iranit dhe Britanisë së Madhe. Parlamenti Iranian aprovon reduktimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike me Britaninë, pas sanksioneve të adoptuara nga Londra kundër Teheranit për programin e tij bërthamor. Vendimi u morr me shumicë votash me 179 vota pro nga 206 deputetë të pranishëm. Pas aprovimit, parlamenti nisi debatet për të përcaktuar detajet e ligjit që pritet minimalisht të sjellë tërheqjen e ambasadorëve të dy vendeve brenda disa javësh. Javën e kaluar, Londra i ofroi mbështetje përpjekjeve të reja të SHBA-ve për të bërë presion ndaj Teheranit deri sa Republika Islamike të heqë dorë nga programi i saj bërthamor. Por Irani vazhdon të deklarojë se aktiviteti i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.