Lajme Shqip Thursday, 18 April 2013 11:57

SHBA- Një shpërthim në orët e vona të ditës së mërkurë në një fabrikë plehrash tronditi qytetin e vogël të Waco në Teksas.

Mediat vendase raportojnë për rreth 200 persona të plagosur, 40 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Gjithashtu nga shpërthimi janë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi e biznese përreth.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur zjarrfikësit ishin duke shuar një zjarr të vogël në fabrikë.

Zjarrfikësit, ambulanca dhe gjashtë helikopterë janë mobilizuar për t’u përballur me situatën.

Autoritetet nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, nga të dhënat e para mendohet të jetë aksidentale.(LajmeShqip.com)