Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 10:10

Raportime të mediave vendore thonë se shumë pasagjerë në atë autobus ishin pensioner të cilët ishin në ekskursion, por që kishin vdekur menjëherë pasi që autobusi ishte përplasur me një kamion afër qytetit të Puisseguin.

The Guardina duke cituar mediat franceze shkruan se të paktën 40 të vdekur janë vrarë në një ndeshje mes një autobusi dhe kamioni përgjatë rrugës jug-perëndim të Francës, ka raportuar policia, transmeton lajmi.net.

Aksidenti kishte ndodhur diku rreth orës 7:30 të mëngjesit afër qytetit të Puisseguint.

Sipas mediave lokale, rreth 60 zjarrfikës gjenden në vendin e ngjarjes, dhe thuhet se shumica e udhëtarëve kishin qenë pensioner, e të cilët kishin vdekur menjëherë.

Një xhandar kombëtar kishte thënë se kjo kishte ndodhur pasi që autobusi kishte marrë flakë.

Për momentin nuk dihet saktësisht se sa pasagjer ishin në atë autobus, e as nuk dihet kombësia e tyre.

Presidenti Francez, Francois Hollande, duke folur në një vizitë në Greqi ka thënë se: ‘një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Francë i cili ka shkaktuar vdekjen e 40 njerëzve,” raporton La Monde.

“Qeveria Franceze është plotësisht e mobilizuar për këtë tragjedi të tmerrshme”, ka shtuar ai.