Lajme Shqip e Mërkurë, 27 Qershor 2012 08:00

Maqedoni- Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot pasdite i dorëzoi notë proteste ambasadores greke në Shkup, Aleksandra Papadopolu.

Nota e protestës i`u dorëzua lidhur me rastin e vendosjes së kodit FYROM në targat e makinave të Maqedonisë që mbajnë kodin MK. MPJ ka kërkuar menjëherë që autoritetet greke të ndërprejnë këtë praktikë jolegjitime. 

Sipas kësaj ministrie, targat e reja janë në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare, dhe se Greqia nuk vepron në përputhje me Marrëveshjen e Përkohshme. 

Organet kufitare greke aplikojnë vendosjen e fletave ngjitëse me kodin FYROM mbi targat e reja të Maqedonisë që mbajnë kodin MK.  MPJ ka theksuar se nga ankesat e para të qytetarëve që kanë udhëtuar në territorin grek janë bërë vërejtjet dhe ankesat pranë autoriteteve greke për të shmangur këtë praktikë të vendosur. 

Të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ditëve të fundit hyjnë në Greqi duhet që të ngjitin logon me përmbajtjen “e njohur nga Greqia si FYROM”, në gjuhën angleze dhe greke, me të cilën mbulohet targa në pjesën anësore ku gjendet kodi shtetëror MK. (LajmeShqip.com)