Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 15:43

Dar es Salam – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, për shkak të rritjes së investimeve të huaja në Afrikë, paralajmëroi rrezikun nga neokolonializmi i vendit, duke shtuar se investitorët e huaj dhe qeveritë dëshirojnë vetëm t’i nxjerrin resurset natyrore dhe të pasurohen.

“Liderët afrikanë duhet të binden se projektet e huaja janë në dobi të qytetarëve të saj, e jo vetëm i elitave”, theksoi Klinton në kryeqytetin e Tanzanisë, Dar es Salam.

Ajo, paraprakisht, në kryeqytetin e Zambisë, Lusaka theksoi se SHBA-ja dëshiron t’i intensifikojë marrëdhëniet tregtare dhe të investojë në Afrikë.

Është paraparë që klinton ta vizitojë edhe Etiopinë.