Lajme Shqip Monday, 29 October 2012 14:12

Beograd – Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç vlerëson se plani i tij katërpikësh për të cilin ka thënë se ofron një zgjidhje, do të ndihmonte në pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve dhe në normalizimin e jetës për të gjithë në Kosovë.

Në një intervistë për mediat kroate, Tadiç thekson se parimet e planit të tij. “Jam nisur nga qëndrimi i fuqive ndërkombëtare, të cilat e kanë në dorë fatin e Kosovës, e të cilat thonë se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës. Në anën tjetër nga qëndrimi i prerë i Serbisë se nuk mund të ketë njohje të Kosovës”, ka thënë Tadiç, duke sqaruar se ai ka propozuar që të ketë një status special për veriun, të ketë mbrojtje të serbëve edhe në pjesë tjera të Kosovës dhe të objekteve kulturore dhe fetare serbe, dhe që të ketë raporte normale mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Plani im është i ngjashëm me modelin e dy Gjermanive madje ofron dhe më shumë sesa ky model. Normalizimi do të ishte në interes të të gjithëve. Kosova është një treg i natyrshëm për prodhimet nga Serbia, ndërsa Serbia është një mbështetje e natyrshme për shqiptarët”,- shtoi ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.(LajmeShqip.com).