Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 12:26

Zyra e Presidentit serb, Boris Tadic ka pohuar se nuk do të ketë ndonjë takim të tij me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

Reagimi vjen pas shkrimeve të gazetës Zëri se po përgatitej një takim për në qershor ndërmjet dy liderëve. “Përjashtohet cdo mundësi që presidentin ta takojë Thaçin”, i është thënë Tanjugut në kabinetin e Tadicit.

Ata janë takuar së paku dy herë, në Athinë e New York, sipas zbulimeve që ka nxjerrë kohë më parë Wikileaks. /indeksonline/