Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 14:56

Prifti polak i cili pranoi se ishte homoseksual dhe se jeton me shokun me të cilin është në marrëdhënie, u pezullua nga detyra nga kisha polake.

Krzysztof Haramsa 43 vjeçar, deklaroi se është homoseksual dhe e kritikoi Vatikanin për sjelljen ndaj homoseksualëve, në prag të takimit të rëndësishëm të peshkopëve nga e gjithë bota në Vatikan.

Pas kësaj deklarate Vatikani mori vendim për shkarkimin e tij nga detyra e prifti, ndërsa ipeshkvia e Polonisë ka njoftuar se prifti është pezulluar nga detyra për shkak të mënyrës së tij të jetesës dhe se pas kësaj ai nuk do të mund t`i vesh më rrobat e shenjta.

Vetë Haramsa tha se e kupton se duhet të braktis funksionet e një prifi. Ai donte të sfidonte paranojën e përjetuar nga Kisha në lidhje me  pakicat seksuale. Ai shtoi se po përgatitet të publikojë një libër mbi këtë temë shumë të ndjeshme.

Ai ka thënë se në Kishën Katolike një pezullim ka për qëllim të bëjë personi “të vijë në vete”, shkruan Associated Press, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë të tij, prifti shtoi se dënimi mund të përmbyset nëse ai kthehet në “mësimin e vërtetë të kishës dhe priftërisë së Krishtit.