Lajme Shqip Friday, 01 March 2013 12:43

Shkup – Mesditën e së enjtes janë sulmuar, në Shkup, dhjetra nxënës shqiptarë, të shkollës së mesme “Dimitar Vllahov”, nga persona të panjohur.

Fëmijët thonë se sulmuesit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta dhe thika. Tre prej nxënësve shqiptarë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar për kurim në spitalin e qytetit.

Sipas nxënësve, sulmuesit kanë folur maqedonisht. Ata sqaruan se policia ka mbërritur në vendngjarje me rreth 40 minuta vonesë pas incidentit.

Ajo nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për ndjekjen e tyre, por thjesht ka mbledhur dëshmi nga të lënduarit. Gjysma e fëmijëve, aktualisht janë në ambientet policore, ku po japin dëshmitë e tyre mbi ngjarjen.

Nxënësit e sulmuar janë nga komuna Haraçinë e Shkupit. Kreu i kësaj komune, Basri Bajrami, ka thënë se kjo dhunë është një skenar, që ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe mbjelljen e frikës te shqiptarët.(LajmeShqip.com)