Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 08:22

Hanoi – Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën javën e kaluar në Vietnamin Verior nga stuhitë, përmbytjet dhe erërat e fuqishme.

Gjashtë persona janë shpallur të zhdukur, ndërsa 64 kanë marrë lëndime si pasojë e stuhive.

Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, 12 persona janë goditur nga rrufeja, ndërsa të tjerët e kanë humbur jetën nga rënia e drunjve nën ndërtesat e shkatërruara ose janë marrë nga përmbytjet në gjashtë provinca veriore në Vietnam.

Gjatë javës së kaluar rajoni është goditur nga stuhia tropikale Hajma.