|
|
e Premte, 20 Korrik 2012 18:38 Beograd – Shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviç ka thënë se as presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç dhe as partia e tij, nuk kanë plan për Kosovën. 
Sipas tij, me sulme në ekipin negociator kërkon alibi për politikën pa themele.“Kjo është grup i njerëzve të paaftë, të pa definuar të cilët nuk kanë kurrfarë plani dhe as program dhe të cilët me shpifje të vazhdueshme për ekipin negociator tentojnë të gjejnë alibi për politikën e tyre të pa themeltë dhe përgjithësisht për një masë apsolute amorfe të cilën e përfaqëson Partia Përparimtare Serbe dhe lideri i saj Tomisllav Nikoliq”, ka thënë Stefanoviq, raportojnë mediat serbe.
Sipas këtyre mediave, Stefanoviq ka thënë se plani i Nikoliqit për Kosovën nuk ekziston. “Ka gjashtë muaj që ata paralajmërojnë ndonjë plan famoz për Kosovën, për të cilin me përgjegjësi pohoj se nuk ekziston.
Gjithashtu, pohoi se thirrja e tyre e pavertete për konsensus, nuk do ta pranojnë Kosovën dhe se Kosova nuk do të jetë anëtare e OKB-së janë objektiva të ditura të politikës së këtij shteti”, ka theksuar Stefanoviq.Sipas tij, të gjitha interpretimet janë shndërruar në vendime të Qeverisë së Serbisë. (LajmeShqip.com)