Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 12:26

Stamboll – Gjashtë persona u lënduan, ndërsa 21 u arrestuan mbrëmë, në trazirat në Stamboll gjatë protestës kundër ngjarjes të së martës në qytetin verilindor Hopa, ku një person humbi jetën nga pasojat e gazit lotsjellësit që policia e përdori mbi demonstruesit.

Rreth 400 persona mbajtën marsh protestues deri te shtabi i Partisë së Drejtësisë në pushtet dhe zhvillimit në lagjen Meçidijek, ku është vendosur kurorë e zezë.

Disa nga pjesëmarrësit në protestat filluan të hedhin vezë dhe gur ndaj forcave për reagim të shpejtë, të cilët e siguruan ndërtesën.

Policia u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Në trazira janë lënduar katër policë dhe dy demonstrues. Gjithsej 21 persona, prej të cilëve gjashtë gra, janë arrestuar nga policia.