Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 08:09

Stamboll – Partia në pushtet ka fituar mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare të Turqisë.

Megjithatë, rezultatet tregojnë se Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit, e kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan nuk e ka fituar shumicën prej dy të tretave në parlament, dhe kjo mund ta detyrojë këtë parti që të kërkojë mbështetjen e forcave tjera politike për ndryshimet kushtetuese.

Nga 99 për qind të votave të numëruara, partia e Erdoganit ka fituar 50 për qind.

Televizioni shtetëror turk TRT njoftoi se grupi kryesor opozitar, Partia Republikane e Popullit ka fituar 26 për qind të votave.