Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 15:54

Një emision i regjistruar gjatë samitit të Vjenës, ku kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq janë vendosur përballë njëri-tjetrit, do të transmetohet sot në TVSH dhe në disa televizione të tjera të rajonit.

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama bën të ditur se debati është përqendruar kryesisht në perspektivën e dy vendeve në Bashkimin Europian.

“Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vjenë e ku të dy kryeministrat folën në gjuhën e tyre, u regjistrua për t’u subtitruar dhe transmetuar sonte në orën 21:00 në TVSH; në të njëjtën orë ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M)”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.