Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 13:01

Sarajevë - Ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana kërkoi hyrje të Turqisë në BE, “sepse kjo do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve rajonale”. Ai theksoi se në BeH bashkëpunimi i Brukselit dhe Ankarasë është themel për arritje të zgjidhjes së përhershme.

Në një tekst autorial në gazetën beogradase “Danas”, Solana theksoi se angazhimi i BE-së në zgjidhjen e problemeve të sotshme në rajonin e Detit Mesdhe do të zhvillohen shumë më lehtë në bashkëpunim me Turqinë.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë bashkëpunimi i BE-së dhe Turqisë është një themel për arritje të zgjedhjes afatgjatë”, theksoi Solana. Sipas tij, në këto kohëra, “të kompleksuara dhe të paparashikueshme, por të mbushura me shpresë” botës i nevojitet që Turqia dhe BE-ja të punojnë së bashku.

“Kjo do të thotë se duhet vazhdimisht të takohemi dhe të vendosim si të zgjidhen probleme të caktuara. Kjo nënkupton diçka shumë më të thellë dhe të përcaktuar qartë. Kjo do të thotë hyrje të Turqisë në BE. Kjo është ëndrra ime dhe po luftoj që të bëhet realitet”, theksoi Solana.