Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 11:55

Lufta për klientët sapo ka nisur për Volkswagen. Pas skandalit të testit të gazrave, që dëmtoi rëndë imazhin e kompanisë, Bild raporton se kompania gjermane ka ofruar deri në 30 për qind ulje për makinat e reja.

 “Ulje të tilla për makinat Volkswagen janë krejt të pazakonta,” tha profesori Ferdinand Dudenhoeffer.   Një Golf ka nisur të shitet me një ulje prej 29 për qind, një Polo shitet 28 për qind më lirë dhe një UP shitet me 30 për qind më lirë.