Lajme Shqip Thursday, 19 April 2012 08:50

Los Anxhelos - Trupat amerikane në Afganistan janë përfshirë sërish në një tjetër skandal. Gazeta “Los Angelos Times” publikoi sot disa fotografi në të cilat shfaqen ushtarët amerikanë të Divizionit 82 Airborn, teksa pozojnë me trupa të copëtuar të talebanëve.

Fotografitë janë shpërndarë nga një ushtar i Divizionit ne fjalë, i cili i ka dërguar “Los Angelos Times” rreth 18 fotografi. Ai deklaroi se donte t’i bënte publike fotografitë për të denoncuar udhëheqjen dhe disiplinën e dobët me të cilën është ndeshur në Afganistan.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta dënoi publikimin e fotografive dhe premtoi se autoritetet do të marrin masat e duhura për ushtarët e përfshirë në skandal. Sipas Paneta-s, fotografitë e publikuara nuk reflektojnë “vlerat” e ushtarëve amerikanë që po luftojnë në Afganistan.

Pak kohë më parë, ushtarët amerikanë u vunë në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje, ku shfaqeshin duke urinuar mbi turpat e pajetë të talebanëve. (GSH)