Lajme Shqip e Premte, 27 Korrik 2012 17:18

Siri – Thirrje për qëndresë, liri e demokraci por edhe britma fëmijësh e lutje besimtarësh të tmerruar dëgjohen orë çast nëpër rrugët e Alepos.

Kryengritësit po bëjnë të pamundurën për të mbajtur nën kontroll pjesët e qytetit nëpër të cilat janë pozicionuar . Mijëra vetë janë larguar nga qytetit  i dytë për nga madhësia,  i njohur si qyteti më i madh tregtar përderisa ai gjendet para një luftë te përgjakshme.

Trupat sirinatë të presidentit Bashar Al Assad kanë zbarkuar me helikopter në jug-pernëndimore nëpër lagje e Alepos ka njoftuar Observatori Sirian për të drejtat e njeriut. Departamenti amerikan i Shtetit tha se vendosja e tankeve dhe helikopterëve në  Aleppo paralajmëron  për  një sulm të fuqishëm.

Shtetet e Bashkuar të Amerikës i  frikësohen një masakre që forcat siriane të qeverisë janë duke përgatitur për të kryer në qytetin më të populluar sirian, Alep. Zëdhënësja, Victoria Nuland tha se ky është një përshkallëzim serioz në konflikt. Por ajo ka thënë se SHBA-ja nuk do të ndërhyjnë në Siri. “Nuk besojmë se do të shpëtojmë jetë, nëse i hedhim më tepër benzinë zjarrit”, tha ajo.

Nuland tha se kryengritësit do të ndihmohen me paisje komunikimi dhe me furnizime mjeksore. E në ndërkohë dezertimet nga qeveria e Asadit po vazhdojnë. Iklas Al Badavi një parlamentare e provincës veriore Alep ka thënë se ka dezertuar nga qeveria e Asadit për shkak të “represionit dhe torturave të egra ndaj një kombi që kërkon të drejtat minimale”. (LajmeShqip.com)