Lajme Shqip Sunday, 15 April 2012 15:35

Bejrut- Aktivistët e opozitës siriane kanë thënë se forcat e sigurisë kanë shtënë drejt Homsit me mortaja dhe armë të rënda zjarri. Ata kanë folur për luftime edhe në qytetin Alepo, ndonëse raportet nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Asnjë viktimë nuk u raportua në këto bombardime në lagjet Jourat al-Chayah dhe al-Qarabis, theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH)

Dhuna vjen vetëm një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht rezolutën, e cila parasheh vendosjen e një misioni prej 30 vëzhguesish në Siri, për të monitoruar armëpushimin.

Ky i fundit, pjesë e planit të për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, ka hyrë në fuqi më 12 prill.

 

Armëpushimi është përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit 13-muajsh ndërmjet Qeverisë së presidentit Bashar al-Asad dhe kryengritësve antiqeveritarë, i cili ka lënë të vrarë rreth 10,000 persona.

Në muajt e mëparshëm të armëpushimit, Homsi, qyteti i tretë i vendit u bombardua dhunshëm, veçanërisht në lagjen simbol të Baba Amr ku ishin vendosur rebelët dhe që u rimor nga ushtria më 1 mars (LajmeShqip.com)