|
|
e Mërkurë, 08 Gusht 2012 14:16 Damask – Televizioni shtetëror i Sirisë njoftoi se forcat besnike ndaj presidentit, Bashar Al Asad, kanë depërtuar në qarkun jugor të Alepos-Salehedine duke vrarë shumicën e rebelëve të vendosur atje. 
Agjencia e lajmeve Reuters citon televizionin të ketë raportuar se dhjetëra “terroristë” janë vrarë në qarkun qendror Bab Al Hadid dhe në Bab Al Najrab në jug-lindje.
Salehedini u kishte shërbyer rebelëve si bazë përgjatë tri javëve të kaluara, por një dëshmitar i Reutersit tha se janë zhvendosur tashmë disa pika kontrolli të tyre në këtë pjesë.
AMNESTY: 600 KRATERE NGA PERDORIMI I ARMEVE TE RENDA
Imazhet e reja satelitore treguan një rritje të përdorimit të armëve të rënda rreth qytetit Alepo në Siri. Alarmi është ngritur nga Amnesty International i cili është shprehur mbi nevojën urgjente për marrjen e masave për sigurine e civilëve. Organizata për të drejtat e njeriut thotë se fotografitë tregojnë më shumë se 600 kratere që sipas saj mund të jenë shkaktuar nga predhat e artilerise. Amnesty deklaron se për këtë situatë të pazakonte përgjegjësi mbajnë si trupat qeveritare dhe rebelët. (LajmeShqip.com)