|
|
e Shtunë, 02 Korrik 2011 17:53 Paris - Aleatët e ish-kreut të FMN-së, Dominik Shtros Kan kanë deklaruar se ai mund të kthehet sërish në skenën politike franceze, tani që u lirua nga arresti i shtëpisë.
Para se të akuzohej për dhunë seksuale ndaj një shërbyese në një hotel të Nju-Jorkut, Kan shihej si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit francez.
Dyshimet e ngritura mbi besueshmërinë e shërbyeses kanë bërë që çështja e ngritur ndaj ish-kreut të FMN-së të shkojë drejt shkrirjes.
Ditën e premte një gjyqtar urdhëroi lirimin e Shtros Kanit, i cili do të jetë i lirë të lëvizë në SHBA, por nuk do të mund të lërë vendin pasi do t’i duhet të paraqitet në gjykatë më vonë gjatë muajit.
Shtros Kan, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i ka mohuar rreptësisht akuzat ndaj tij.