Lajme Shqip e Mërkurë, 27 Qershor 2012 16:10

Tiranë – Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta, dhe ish komandanti i IRA-s, Martin MekGinis, janë përshëndetur sot me shtrëngim duarsh, në një gjest simbolik të pajtimit, 14 vite pasi Armata Republikane Irlandeze, (IRA), e përfundoi luftën e saj të armatosur kundër pushtetit britanik në Irlandën Veriore.

Takimi në Belfast ndërmjet Mbretëreshës dhe zotit MekGinis ishte i karakterit privat.
Aktualisht, Martin MekGinis është zëvendëskryeministër në qeverinë e unitetit të Irlandës Veriore. Shtrëngimi i duarve, së pari, u bë prapa dyerve të mbylluara, e pastaj para kamerave.

Gjatë tri dekadave të dhunës sektare ndërmjet nacionalistëve romano katolikë, që dëshironin një Irlandë të bashkuar, dhe unionistëve protestantë, që dëshirojnë që Irlanda Veriore të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, janë vrarë së paku 3600 vetë, përfshirë më tepër se 1000 ushtarë britanikë.

Problemet përfunduan me marrëveshjen e paqes në vitin 1998. (LajmeShqip.com)