Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 09:54

Tripoli - Shpërthime të fuqishme jehuan herët në mëngjes në Tripoli kur forcat e NATO-s  edhe një herë e bombarduan kryeqytetin libian, përderisa forcat e kryengritësve e morën qytetin Jafran në pjesën perëndimore të vendit.

Shpërthime në Tripoli dëgjoheshin gjatë natës dhe herët në mëngjes, ndërsa sipas raporteve të televizionit libian është goditur Al Karama, një pjesë të qytetit të cilën forcat e NATO-s e  bombarduan nga muaji mars. Televizioni libian më vonë lajmëroi se në bombardimet është  goditur edhe stacioni telekomunikues.

Kryengritësit e kontrollojnë pjesën lindore të Libisë, Misratën në pjesën perëndimore dhe zonën malore në afërsi të kufirit me Tunizinë, por nuk arrijnë ta marrin kryeqytetin edhe përkrah asaj që NATO-ja në mënyrë konstante kryen sulme ajrore.

Kryengritësit dje e morën qytetin Jafran, një qind kilometra në pjesën jugperëndimore të Tripolit, pasi që aeroplanët ushtarak britanik shkatërruan dy tanke më 2 qershor. Në qytetin ka mungesë të ushqimit, ujit dhe barnave.