Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 09:25

Gjibraltar - Në zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi i një rezervuari të naftës në Gjibraltar, mbrëmë janë lënduar 15 persona. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në anije udhëtarësh në afërsi.

“Arsye për shpërthimin me siguri janë shkëndijat nga saldimi i rezervoarit edhe pse policia nuk e përjashton mundësinë, madje edhe se është kryer sulm”, deklaroi kryeministri Piter Karuana për mediat lokale.

Radio Gjibraltari njoftoi se janë dëgjuar edhe disa shpërthime të tjera.

Rezervoari i naftës ndodhej afër një anijeje të madhe e cila në mëngjesin e sotëm ka lundruar në port. Gjibraltari është territor britanik me sipërfaqe prej 6,5 kilometra katrorë, dhe atje jetojnë rreth 30.000 njerëz.