Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 12:41

Moskë - Numri i të lënduarve në shpërthimet në disa depo ushtarake në republikën ruse, Udmurtia, arriti në 42 persona. Tetëmbëdhjetë prej tyre janë hospitalizuar. Paraprakisht u kumtua për 28 të lënduar.

“Depot e granatave artilerike po digjen. Granatat po shpërthejnë nëpër të gjithë rajonin e njësitit ushtarak”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Zëdhënësi i presidentit të Republikës Udmurtia, Viktor Çukov tha se shpërthimet e granatave do të zgjasin të paktën një ditë, por që intensiteti i shpërthimeve gradualisht po zvogëlohet dhe se nuk ka rrezik nëpër fshatrat e rrethinës.

Shpërthimet në depot për armë, në të cilat ruhen rreth 10.000 tonë granata artilerike, filluan dje në mbrëmje. Në territorin e depove po tërbohet zjarr i fuqishëm, shpërthimet vazhdojnë dhe zjarrfikësit tani për tani nuk mund të afrohen deri te ndërtesat të cilat janë në flakë.

Zjarri nëpër depo për municion në Udmurtia është i dyti në Rusi gjatë ditëve të fundit. Më 26 maj në republikën Bashkortostan u dogj një depo për armë. Pësuan 12 persona, u dogjën disa dhjetëra shtëpi në fshatin e afërt Urman.