Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 14:24

Santiago - Një vullkan ka shpërthyer në pjesën jugqendrore të Kilit, derisa hiri që ka dalë nga ky vullkan ka shkuar deri në 10 kilometra lartësi. Kjo e ka nxitur qeverinë që të evakuojë disa mijëra banorë të zonës ku janë edhe tre vullkanë të tjerë.

Shpërthimi në vullkanin që gjendet rreth 920 kilometra në jug të kryeqytetit, Santiago, ka nxitur autoritetet në Kili që të mbyllë dhe një kalim të dendur kufitar për në Argjentinë.

Nuk ka qenë mënjëherë e qartë cili nga katër vullkanët që gjenden në atë zonë ka shpërthyer pasi hiri e ka bërë të pamundshme që të shihet qartë dhe për shkak të kushteve atmosferike.

Ky zingjir i vullkaneve herën e fundit ka shpërthyer në vitin 1960. Rreth 2 mijë vullkanët e Kilit përbëjnë zingjirin e dytë më të madhë në botë pas atyre të Indonezisë.