Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 14:49

Shkup – Rektorit të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” Velimir Stojkovski sonte në mënyrë solemne do t’i ndahet medalja “Pushkin” në suaza të hapjes që do ta organizojë Ambasada ruse me rastin e Ditës së Rusisë.

Me dekret të presidentit rus Dimitrij Medvedev, Stojkovski është dekoruar me këtë mirënjohje të lartë nga Federata Ruse për kontributin e tij për promovim të gjuhës ruse dhe kulturës ruse si dhe përforcim të lidhjeve miqësore të Maqedonisë dhe Rusisë, kumtoi Universiteti i Shkupit.