Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 17:26

Shkup – Në maj të këtij viti në Zvicër, janë parashtruar 2. 254 kërkesa për azil, që është për 51 për qind më shumë se në prill, kur numri i tyre ka qenë 1495. Më të shumtë janë azilkërkuesit, të cilët vijnë nga Eritreja (545 kërkesa), Tunizia (342 kërkesa) dhe nga Maqedonia (184 kërkesa). Azilkërkuesit me shtetësi të Maqedonisë, për të dytin muaj me radhë u gjetën në pozitën e tretë. Në maj numri i tyre është rritur në 184 kërkesa, në krahasim me prillin, kur janë dorëzuar 127 kërkesa për azil. Në kumtesën e byrosë zvicerane për migrim, sërish theksohet qartë se numri më i madh i dorëzuesve të kërkesave për azil nga Maqedonia janë me origjinë rome, të cilët e kanë braktisur vendin për shkak të mungesës së perspektivave socio-ekonomike në vend. Maqedonia nga viti 2003 vlerësohet si vend i sigurt, me çka për të gjitha kërkesat për azil, të cilat janë dorëzuar nga shtetasit e Maqedonisë, sipas rregullit të përgjithshëm, sillet vendim për mospranimin e tyre nga autoritetet zvicerane.