Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 14:20

Shkup – Ka vazhduar protesta me rastin e vrasjes së të riut maqedonas, Martin Neshkovski.

Marshi përmes sheshit të qytetit ka vazhduar para qeverisë, ku qindra qytetarë defiluan rrugës “Ilindenska” dhe vendosën flamurin e zi në një rrugë, afër qeverisë, në vendin ku zakonisht vendoset flamuri shtetëror.

Në fillimin e protestës pas shtëpisë së Nënë Terezës, miq të Martin Neshkovskit, të pikëlluar kanë ngritur një fotografi të madhe të djalit të vdekur.

Së pari protestuesit ishin paraqitur me maska, duke dëshmuar brutalitetin policor, por me urdhër të organizatorit ata kanë hequr maskat për të vazhduar më pas me protestën transparente dhe të qetë.

Për momentin protestuesit lëvizin rrugës “Partizanska” në Shkup.