Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 19:38

Shkup – Qeverinë e re VMRO dhe BDI e cila mund të jetë gati që në javën e ardhshme, dhjetë ditë para afatit përfundimtar, do ta përbëjnë kryesisht kuadro profesionalë partiakë, që kanë pasur raportet direkt apo indirekte me partinë, por që nuk kanë qenë edhe të eksponuar shumë në opinion, bëjnë të ditur burime partiake për Portalin Lajmeshqip.com.

Dy partitë fituese te shqiptarët dhe maqedonasit, BDI dhe VMRO, mësohet se në këtë mënyrë do t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet ndërpartiake rreth kuadrove. Pritet që organet më të larta partiake të mblidhen në këtë vikend para, se ta zyrtarizojnë marrëveshjen për qeverinë e ardhshme, dhe kjo pritet të ndodhë javën që vjen.

Megjithatë, tani bëhet më e qartë situata rreth eshalonit të parë qeveritar nga ana e partisë së Ahmetit. Sipas burimeve zv/kryeministër për Marrëveshjen Kornizë do të jetë Musa Xhaferi, edhe pse qarqe të caktuara të BDI-së bëjnë të ditur se akoma në lojë është zv/kryeministri aktual Abdilaqim Ademi, ndërsa në sektorin e euro-integrimeve do të ulet zëvendëskryetarja Teuta Arifi. Në ministrinë e mbrojtjes do të ulet Talat Xhaferi i cili ishte edhe njeriu i dytë në këtë dikaster në përbërjen e kaluar.

Burimet bëjnë të ditur se nëse Ademi nuk merr postin e zv/kryeministrit, atëherë do të shkoj në atë të Ambientit jetësor ose të Vetëqeverisjes lokale. Në ministrinë e Drejtësisë thuajse është punë e kryer posti i Adnan Jasharit, derisa pezull është vendi i Fatmir Besimit në ekonomi, por pothuajse e qartë është se në pushtetin ekzekutiv do të jetë Ermira Mehmeti-Devaja.

Sipas informacioneve nga Tetova  çështjet më të mëdha kanë mbetur të sqarohen në takimin eventual të së premtes në mes Gruevskit dhe Ahmetit dhe se grupet punuese nuk kanë nevojë pse të takohen. Nga BDI-ja bile pohojnë se këtë fundjavë kryesia qendrore e BDI-së pritet që shumë gjëra të qartësojë. Nga ana tjetër, sipas burimeve të larta partiake në VMRO lirshëm mund të frymojnë Zoran Stavrevski dhe Peshevski.

Jozyrtarisht Jankullo he shoqërisë informatike, ndërsa njeriu i parë i DHP-së Goran Trajkovski do të jetë policja Jankullovska do të shpërngulet në kolltukun e Ivo Ivanovskit ministrit të administratës d i parë. Zëvendësministri i deritanishëm për punë dhe politike sociale Spire Ristevski me siguri do të ulet në kolltukun e ministrisë. Nuk dihet akoma se vendet e tyre a do t’i mbajnë Mile Janakievski i Transportit dhe Lidhjeve dhe Elizabeta Kançevska- Milevska e ministrisë së Kulturës. (LajmeShqip.com)