Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 10:18

Shkup – “Kontribut në krijim të kushteve të volitshme për jetesë të imigrantëve në Maqedoni” është tema e punëtorisë që sot do të mbahet në Infoqendrën e BE-së, në organizim të Koalicionit të organizatave rinore “SEGA”.

Qëllimi i kësaj punëtorie është që të prezantohen parimet themelore dhe politikat për imigrim në Evropë dhe të hapet dialog konstruktiv qytetar mes institucioneve, autoriteteve lokale dhe të huajve, të cilët qëndrojnë në Maqedoni.

Në punëtori është paraparë të marrin pjesë të huaj, të punësuar në Maqedoni, përfaqësues të MPB-së, studentë të huaj, të cilët studiojnë në Maqedoni ose të Maqedonisë, të cilët studiojnë në shtete tjera, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues nga Pushteti Lokal dhe përfaqësues nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale.