Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 15:55

Shkup – Përmendorja e Lekës së madh, i cili u vendos në sheshin e Shkupit, së shpejti do të gjendet në rendin e ditës në Parlamentit Evropian (PE). Këtë informacion e kanë bërë të ditur në një konferencë për gazetarë europarlamentarët nga Delegacioni i Komitetit për kontroll të buxhetit të PE-së. Ata kanë ardhur në Maqedoni për një vizitë dy ditore se si shpenzohen të hollat nga fondet evropiane. Pas kësaj, europarlamentarët kanë porositur se e udhës do të ishte që qeveria t’i shpenzoj të hollat buxhetore në gjëra të vërteta, jo në përmendore.

“Në lidhje me ndërtimet e përmendoreve, kjo pyetje është shumë politike dhe i referohet marrëdhënieve me njërën nga vendet fqinjë dhe atë nuk do ta komentoj, sepse është një pyetje serioze. Eurokomisari Fyle ka treguar në lidhje me të, ne nuk kemi debat për atë në parlament, por do të ngritet në javët ose muajt e ardhshëm. Do të theksoj se është shumë me rëndësi dhe prioritet është që të investohet në infrastrukturë, në punë reale dhe sipas meje janë kyçe dhe atë të investohet në arsimimin e njerëzve, t’u ndihmohet grave të cilat janë viktimë e trafikimit me njerëz. Kjo që po ndodhë me ndërtimet e përmendoreve është lojë e ping-pongut në mesë të partive të ndryshme, por unë pranoj se nuk jam dashamirë i ping-pongut, por i tenisit”, ka thënë udhëheqësi i Delegacionit “Bart Stats”. Ndërkohë, euroambasadori Peter Sorensen është shmangur të jep komentin e tij direkt se si vendosja e përmendores së Lekës së Madh do të hyjë në raportin e Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë. Ai mbështetet në deklaratën e eurokomisarit Shtefan File, të dhënë ditë më parë se Maqedonia nuk duhet ta provokoj shtetin fqinj.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropian (BE) dhe duhet të shohim se si do të zhvillohen pas këtij veprimi. Do të befasohem përderisa nuk do të ketë komente në raportin, por tani nuk mundet të vlerësohet se çfarë do të ndodhë. Raporti tani veç më është duke u shkruar dhe do të jetë gati në tetor”, ka thënë Sorensen.