Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 15:51

Shkup – Në vend të statujës me kokën e Lekës së Madh, e cila tani është e vendosur në terminalin e ndërtesës së vjetër të Aeroportit të Shkupit, i paraparë të pozicionohet në ndërtesën e re, aty është vendosur përmendore e re e Lekës.

Drejtori operativ i TAV-it, Murat Ornekoll ka thënë se janë marrë vesh me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të vendoset përmendore e re e Lekës së madh në hyrjen të ndërtesës së terminalit e cila do jetë e lartë 1.5 metra.

“MTL-ja e ka kaluar përmendoren e re. Kjo në një farë mënyre do jetë edhe dhuratë për Aeroportin e ri”, ka thënë Murat Ornekoll.

Përmendorja e Lekës së madh me ngjyrë bronz e lartë 13 metra kohë më parë është vendosur edhe në shatërvanin e sheshit të qytetit. Komuna Qendër zyrtarisht e shpalli vendosjen e luftëtarit mbi kalë, e cila nuk ndodhi edhe për përmendoret e tjera të cilët u vendosën gjatë periudhës së kaluar kurse janë pjesë nga projekti qeveritar “Shkupi 2014”.

Nga Komuna qendër kanë thënë se i tërë projekti për ndërtimin e shatërvanit, skulpturës dhe pjesët e tjera shoqëruese financohet në disa vite buxhetore, me respektim të plotë të normave dhe procedurave ligjore. (LajmeShqip.com)