Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 17:39

Shkup – Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë votuar gjithsejt 1.156.449 qytetarë apo 63,48 për qind e të regjistruarve në Listën zgjedhore, kumtoi sot Komisioni shtetëror zgjedhor.

Sipas KSHZ-së, i cili në konferencë për shtyp i kumtoi rezultetet përfundimtare, zyrtare nga votimi pas përfundimit të afateve për ankesa, 1.124.064 janë fletëvotime valide, 31.985 jovalide, ndërsa 665.449 janë të papërdorura.

“Në zgjedhjet e mbajtura më 5 qershor, Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi 438.138 vota apo 38,98 për qind të votave, koalicioni i kryesuar nga LSDM 368.496 apo 32,78 për qind, BDI 115.092 apo 10,24 për qind, PDSH 66.315 apo 5,90 për qind, Të bashkuar për Maqedoninë 17.081 apo 1,52 për qind, PLD 16.551 apo 1,47….”, informoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

KSHZ nesër do ta shqyrtojë raportin përfundimtar për zgjedhjet e mbajtura me çka ato edhe zyrtarisht do të jenë të përfunduara.