Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 17:56

Shkup – Greqia është lodhur nga takimet formale me përfaqësuesit e Shkupit dhe të Athinës, bisedime ku nuk ka biseda thelbësore por vetëm fotografim dhe zgjatje duarsh. Këtë porosi kryeministri grek, Jorgo Papandreu ia dërgoi homologut të tij, Nikolla Gruevski, pas takimit të së enjtes në Bruksel.

Papandreu ishte preciz se përderisa vazhdon me praktikën e tillë, takimet e ardhshme do të jenë të paqëllimta.

“Greqia pret hapa konkrete nga ana tjetër për arritjen e zgjedhjes për çështjen e emrit. Nuk kemi qëllim të marrin pjesë në çfarëdo komunikimi të lëvizshëm rreth pyetjeve për çështjen e emrit. Është koha për negociata thelbësore dhe Greqia është e gatshme që ta marrë atë hap, përderisa ekziston vullnet politik prej anës tjetër”, deklaroi Papanderu pas takimit me Gruevskin për gazetën greke “Elefterotipia” .

Mediat greke kanë bërë të ditur se Papandreu ka qenë i vendosur se Greqia dyshon që Maqedonia me të vërtetë dëshiron të gjejë zgjedhe për çështjen e emrit, në situatë kur autoritetet e Shkupit marri hapa që ta dëmtojnë procesin e negociatave, siç është vendosja e përmendores së Lekës së Madh. Ata konsiderojnë se pa zgjidhjen e çështjes së emrit, rruga e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO është e pamundur. Pas takimit me Papandreun, Gruevski s’ka dhënë kurrfarë deklarate. Vetëm shërbimi qeveritar lëshoi një kumtesë ku thuhet se “takimi ka qenë pjesë e dialogut konstituiv maqedono – grek në drejtim të përmirësimit të kualitetit të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve dhe se të dy kryeministrat kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e çështjes së emrit”. Krahas Papandreut, Gruevski u takua edhe me Komisarin për zgjerim evropian, Shtefan Fyle. Në takim, Fyle ka theksuar se pret nga qeveria e re që në mënyrë paralele të punojë në zgjedhjen e çështjes së emrit si dhe në plotësimin e reformave pasi që në të kundërtën mund të ndodhë që shteti ta humb rekomandimin për fillimin e negociatave. A do të ndodh ajo ose jo, do të dihet në tetor 2011 kur do të publikohet raporti i ri i Komisionit Evropian (KE) për përparimin e Maqedonisë. Deri atëherë Fyle kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, lirisë së medieve dhe reformat në administratën publike. Për atë qëllim Fyle premtoi se do të punojnë së bashku dhe se do të vijë në Shkup në fillim të shatorit në konferencën e dedikuar të 10-të vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Të enjten mbrëma në selinë e Bashkimit Evropian (BE) u realizua edhe samiti i rregullt i Këshillit të Evropës me të cilin u rrumbullakua kryesimi i Hungarisë me BE-në. Siç pritej Këshilli nuk diskutoi për rekomandimin e dhënë nga KE-ja për Maqedoninë dhe për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim për shkak se nuk është arritur kushti kryesor, siç është zgjidhja e çështjes së emrit.