Lajme Shqip Sunday, 19 June 2011 17:45

Shkup – Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të organizojë pritje me rastin e 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Pritja do të organizohet edhe për nder të pjesëmarrësve në konferencën që po mbahet këto ditë me temën “Marrëveshja e Ohrit: drejt anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht, 2001 midis përfaqësuesve të forcave më të mëdha politike të asaj kohe LSDM, VMRO-DPMNE, PPD dhe PDSH, por edhe me koordinimin e ish-UÇK-së si dhe ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe BE-së.